Rusia deklaron se ka rihapur pjesërisht urën e dëmtuar që e lidh me Krimenë

Rusia thotë se ka rihapur pjesën e padëmtuar të rrugës në urën kyçe që e lidh me Krimenë, e goditur nga një shpërthim mëngjesin e sotëm, raporton BBC.

Rrugën do të mund ta përdorin vetëm makinat dhe autobusët, të cilët i nënshtrohen procedurave të kontrollit të plotë.

Hetuesit rusë thonë se besojnë që një kamion u hodh në erë duke shkaktuar shembjen e pjesëve të rrugës dhe djegien e një treni me karburant në urën paralele hekurudhore. Kjo lidhje është ende jashtë funksionit. Hetuesit thonë se të paktën tre persona u vranë nga shpërthimi.

Ura 19 km (12 milje) është rrugë e rëndësishme furnizimi për forcat ruse që luftojnë në Ukrainën jugore. Ajo u hap nga Presidenti Putin në vitin 2018 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Ura kryesore që lidh Krimenë me Rusinë goditet përmes një shpërthimi masiv