Foto: RTS

Rritet numri i viktimave nga Coronavirusi në Serbi, mbi 1,500 persona të infektuar

Në Serbi brenda 24 orëve, pesë njerëz kanë vdekur nga coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 44, raporton Rts.rs.

Deri në orën 15:00 pasdite të datës 4 prill, janë shfaqur edhe 148 raste të reja me COVID-19, duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 1 mijë e 624 persona të prekur nga pandemia e Coronavirusit.

Sot hyn në fuqi vendimi që në Serbi ndalohet qarkullimi deri ditën e hënë në ora 05:00 të mëngjesit.

Deri më sot janë arrestuar 139 persona të cilët ditëve të fundit kishin shkelur vendimet e Qeverisë që ndalonin lëvizjen në kohë të caktuar, apo nuk kishin respektuar masat e institucioneve shëndetësore.

1 mijë e 46 persona janë duke marrë tretman në Spitalet, ndërsa 89 pacientë janë në trajtim intenziv në respiratorë.