Ilustrim

Rritet numri i të prekurve me COVID-19 në botë

Pandemia e cila ka kapluar botën muajt e fundit ka prekur një numër të madh të personave. Të dhënat dhe statistikat ditore tregojnë se deri sot 1,666,766 persona janë të prekur me këtë virus.

Edhe numri i vdekjeve është rritur. Deri sot janë regjistruar 100,376 persona të vdekur të infektuar me coronavirus. Numri i të shëruarve sipas statistikave është 369,956 persona.

Vetëm sot nëpër botë janë regjistruar 63,114 persona të infektuar me coronavirus ndërsa 4,748 të vdekur nga ky virus.

Në vendin e parë me të prekur me coronavirus, kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa pason Spanja, Italia, Gjermania, Franca, Kina, Mbretëria e Bashkuar, Irani, Turqia, Blegjika, Zvicra e me radhë.

Vendet e përmendura më lartë kanë më shumë se 20 mijë të infektuar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të regjistruar 488,647 të infektuar, 20,081 raste të reja, 17,987 të vdekur, 26,163 të shëruar.

Spanja ka të regjistruar 157,053 të infektuar, 3,831 raste të reja vetëm sot, në total ka 15.970 të vdekur dhe 30,455 të shëruar.

Italia sipas statistikave ka 147,577 të infektuar, prej tyre 18,849 të vdekur dhe 30,455 të shëruar.

Numri në Gjermani është rritur ditëve të fundit. Deri më sot Gjermania ka të regjistruar 119,624 të infektuar me coronavirus, 2,607 të vdekur dhe 52,407 të shëruar.

Franca ka të regjistruar në total 117,749 të infektuar, nga ta 12,210 janë regjistruar viktima dhe 23,206 të shëruar.

Kina ishte vendi i parë në të cilin u përhap virusi. Sot ajo ka regjistruar 42 raste të reja ndërsa një vdekje. Në total në Kinë janë gjithsej 81,907 të infektuar nga ta 12,210 të vdekur dhe 77,455 të shëruar.

Statistikat për coronavirus mund t’i gjeni në këtë link.