COVID-19

Rritet drastikisht numri i pacientëve me COVID-19 në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive janë të shtruar 53 pacientë të infektuar me COVID-19, numër disa fish më i lartë se sa ishte disa javë më parë.

Sipas Klinikës, 33 raste janë në gjendje stabile, 20 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve një rast në gjendje të rëndë është duke u trajtuar në Repartin e Mjekimit Intensiv të Klinikës Infektive.

Në komunikatën e Klinikës thuhet se në pritje të rezultateve janë 3 pacientë, ndërsa 1 pacient i cili rezultoi negativ në testimet e fundit për COVID- 19 vazhdon trajtimin në klinikë.

Sipas njoftimit, sot lirohet nga klinika një paciente e shëruar nga infeksioni me COVID- 19.

Edhe një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë