Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rriten rastet me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se nga  764  mostra të marra 79 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Dje në Kosovë ishin shënuar 33 raste me COVID-19.

Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes nga COVID-19, 2 raste Klinika Infektive dhe 1 rast MIQ, QKUK. Gjithsej janë 641 raste të vdekjes.

Ndërsa janë shëruar  61 të tjerë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14 mijë e 250 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.159.