Rreth katër orë pritje për të dalë nga pika kufitare në Merdarë

Rreth katër orë janë pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikën kufitare në Merdare, radha e automjeteve në dalje është deri në 2 kilometra.

Ndërsa në pikën kufitare në Muçibabë, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolonat në dalje janë deri në 500 metra, kurse pritjet për të dalë, deri në një orë.

Kolona të veturave ka edhe në Dheun e Bardhë, ku sipas QKMK-së radha e automjeteve në hyrje dhe dalje janë 150 metra kurse pritjet për hyrje dalje shkojnë deri në 50 minuta.

Pikat e tjera kufitare sipas Qendrës janë kryesisht të qeta dhe nuk kanë pritje të gjata dhe kolona.