Ilustrim

Rrëshqitje të gurëve dhe dheut në rrugën Prizren- Prevallë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka pasur rrëshqitje të gurëve dhe të dheut në rrugën Prizren- Prevallë.

Sipas njoftimit të ministrisë,  në rrugën rajonale R-115 Prizren – Prevallë, në kilometrin e 18-të, në afërsi të fshatit Gornje Sello, sot ka ndodhur një rrëshqitje dheu dhe gurësh nga pjesët anësore.

Ministria ka bërë të ditur se kompanitë e kontraktuara tashmë kanë pastruar këtë aks rrugor, por luten të gjithë qytetarët që lëvizin me kujdes të shtuar në këtë pjesë apo të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese.

“Shoferët e mjetëve të rënda (mbi 3.5 ton) apelohet të evitojnë kalimin këndej, duke shfrytëzuar rrugët alternative”, thuhet në njoftimin e ministrisë.