Rrëshqitje masive e dheut në autostradën "Ibrahim Rugova", bllokohet pothuajse tërësisht njëri kah i rrugës

Një rrëshqitje e madhe e dheut ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në pjesën e rrugës Suharekë-Prizren.

Si pasojë e kësaj rrëshqitjeje, njëri kah i lëvizjes pothuajse është bllokuar tërësisht për qarkullim.

Për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka njoftuar se qarkullimi i automjeteve është duke u zhvilluar me shpejtësi të ngadaltë.

“Shiriti emergjent dhe shiriti i djathtë i lëvizjes është bllokuar tërësisht, ndërsa edhe shiriti i majtë është i bllokuar përgjysmë nga dheu, por qarkullimi i automjeteve është duke u zhvilluar me shpejtësi të ngadaltë. Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes duke i vendosur shenjat përkatëse”- ka thënë ai.

Këto janë pamjet nga vendi ku ka rrëshqitur dheu.