Ilustrim

Rrahje në Prishtinë, policia ndalon tre persona

Një rrahje mes tre personave ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Sipas njoftimit rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:20, në rrugën “Ali Podrimja”, në Prishtinë, ku policia ka ndaluar tre persona të dyshuar të cilët ishin përfshirë në një rrahje.

Dy nga të dyshuarit sipas policisë kanë pësuar lëndime trupore gjatë rrahjes, ndërsa gjatë kontrollit të tyre është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.