Rrahje në mes profesorit dhe nxënësit në një shkollë të mesme në Gjilan

Një rrahje ka ndodhur në mes një profesori dhe një nxënësi në Gjilan.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Rasti është i vërtetë, ka ndodhur në një shkollë të mesme në Gjilan dhe prokurori është njoftuar për rastin, ku janë intervistuar edhe mësuesi dhe nxënësi”, ka thënë Hashani.

Ai ka shtuar se përleshja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes nxënësit dhe profesorit.

Tutje Hashani tha se ngjarja është hetuar nga Policia e Gjilanit.

Ai tregoi se rasti do të shkojë në gjykatë dhe do të hetohet në procedurë të rregullt për lëndim të lehtë trupor.