Ilustrim

Rrahje mes disa personave në Vushtrri, arrestohen 4 prej tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka arrestuar katër të dyshuar pasi një përleshje që ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë të dielën në mbrëmje.

Policia e Kosovës njofton se tre prej të dyshuarve kanë marrë tretman mjekësor.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Rasti ka ndodhur në rrugën Pandeli Sotiri, në Vushtrri.