Ilustrim

Rrahet një person në Vushtrri, i dyshuari në kërkim

Një rrahje është raportuar të ketë ndodhë mbrëmë në rrugën “Fatime Hetimi” në Vushtrri.

Si pasojë e kësaj, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën një burrë të cilin e kanë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.

I njëjti më pastaj është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK, Prishtinë.

I dyshuari është në kërkim të policisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.

Rasti vazhdon të hetohet.