Rrahen mes vete burri dhe gruaja në Prizren

Një grua dhe një burrë janë rrahur me njëri tjetrin pas një mosmarrëveshjeje.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit të cilin ishin duke bashkëjetuar dhe kanë një fëmijë, pas një mosmarrëveshjeje kishin sulmuar njëri tjetrin dhe kishin parë lëndime të lehta trupore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me udhëzimin e të cilit fëmijën e merr nëna e tij deri ne vendimin e gjykatës.

Dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.