Rinisë punën trafiku urban, këto janë rregullat

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot kur ka nisur zyrtarisht faza e dytë e lehëtsimit të masave të lëvizjes, ka rifilluar punën edhe trafiku urban në kryeqytet me orar të plotë.

Por udhëtimi me autobusët në Prishtinë, ka rregulla të reja.

“Prej sot, me orar të plotë po operojnë edhe autobusët e Trafikut Urban por me rregulla të reja dhe numër të kufizuar të udhëtarëve në 20. Përtej masave mbrojtëse kundër Covid-19 që po zbatohen në çdo autobus, secili udhëtar duhet të ketë edhe maskën. Bashkë do ia dalim. Javë të mbarë dhe shëndet!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Në fazën e dytë të lehtësimit të masave, në Prishtinë, sot ka filluar edhe hapja e pjesshme e kafiterive.

Prishtinë, fillon hapja e pjesshme e kafiterive – FOTO