Ilustrim

Rikthimi i virusit, Ministria shqyrton shtyrjen e Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta

Testi i Arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta mund të shtyhet për shkak të situatës me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, zyra për media e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

“Ne si MASh jemi duke e shqyrtuar mundësinë e shtyrjes së Testit të Arritshmërisë pas datës 15 gusht për shkak të situatës së me COVID-19”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Tutje MAShTI thotë se janë duke e bërë këtë shqyrtim pasi kanë pranuar shqetësime nga prindërit.

“Kemi pranuar shqetësimet e qytetarëve- menaxhmentit të shkollave, mësimdhënësve, prindërve dhe vet nxënësve. Edhe për ne ruajtja e shëndetit publik është shumë e rëndësishme”, thuhet më tej.

Testi i Arritshmërisë ishte paraparë të mbahet me 23 qershor.

Kurse, dje Këshilli i Prindërve ka bërë thirrje që të shtyhet ky test.