Riemërohet Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe me viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar propozimin që Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut të riemërohet, duke përfshirë në të kategorinë e viktimave seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ky propozim kaloi me 84 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Tinka Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje tha iniciativa ka të bëjë me njohjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës edhe si kategori përbrenda titulli të Komisionit që deri tash quhej “Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione”.

Propozimi që ka marr miratim në Kuvend është se tash ky Komision mbanë titullin “Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, Viktimat e Dhunës Seksuale gjatë luftës dhe Peticione”.

Ndërsa, deputetja nga LVV-ja Vasfije Krasniqi – Blair falënderoi qytetarët e Kosovës që e kanë përkrahur në zgjedhje.

Ajo shtoi se është një hap i rëndësishëm që të riemërohet Komisioni për të Drejtat e Njeriut.

Kuvendi gjithashtu e ka miratuar edhe propozimin tjetër për ndryshimin e emrit të Komisionit për Shëndetësi, që mban titullin “Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale”.