Naser Sahiti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rektori i ri i UP-së: Nuk do të lejoj ndërhyrjet politike

Rektori i sapo zgjedhur  i Universitetit të Prishtinës, “ Hasan Prishtina”, Naser Sahiti ka folur para mediave duke shpalosur prioritetet e tij për katër vitet e ardhshme.

Sahiti ka thënë se do të angazhohet  në ngritjen e aktiviteteve në hulumtime shkencore.

“ Prioritetet kanë të bëjën me procesin e mësimdhënësve, përmisimin e cilësisë në ngritjen e aktiviteteve në hulumtime shkencore dhe në përmirësimin e infrastrukturës së universitetit, të gjitha këto me transparencë dhe llogaridhënie”, ka thënë ai.

Rektori Sahiti ka shtuar se nuk do të lejojë ndërhyrjet politike brenda Universitetit të Prishtinës dhe do të shikojë vetëm interesat e studentëve.

“ Unë do të punoj  brenda kornizave ligjore që ekzistojnë, çdo bashkëpunim legal me politikën do ta bëjë, por jashta tyre nuk do të ketë asnjë ndërhyrje nga jashtë, nuk do të lejoj dhe nuk do të ndikohet nga qarqet politike. Rektori duhet të qëndroj mbrapa interesit të studentëve dhe sigurisht do të evitoj të gjitha ndikimet e mundshme anash meje”, ka shtuar ai.

Sahiti ka folur edhe për ndryshimet në statutin e UP-së si dhe ekipin me të cilin do të punojë, duke thënë se ndryshimet janë të nevojshme dhe se ende nuk ka vendosur për personat me të cilët do të punojë.

“Ndryshimet në statutin e UP, janë të nevojshme dhe të paevitueshme, ka shumë segmente dhe sfera që kërkohet ndryshimi i statusit, është tek çështja në dispozitat që duhet të bëhen dhe të jenë harmoni edhe me ligjin për arsimn e lart. Nuk kam vendosur ende për ekipin që do të punoj, jam në konsultime e sipër dhe nuk do të ketë ëmra të cilët mund të imponohen nga jashtë”, ka theksuar ai.

Naser Sahiti është zgjedhur sot  rektor i Universitetit të Prishtinë me 7 vota pro nga Këshilli Drejtues i UP-së. Ai do do të jetë krye të Universitetit për katër vitet e ardhshme.