Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Të hënën hapet konkursi për rektor të UP-së

Konkursi për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” hapet të hënën, më 24.10.2022.

Kështu ka bërë të ditur Këshilli Drejtues i këtij Universiteti përmes një njoftimi në Facebook.

Tutje, ky Këshill bën të ditur se ushtruesja e detyrës së rektorit, Luljeta Plakolli-Kasumi, nuk pretendon të jetë pjesë e këtij konkursi.

“E njëjta (Luljeta Plakolli-Kasumi), nuk pretendon të marrë pjesë në konkursin për rektor dhe pas përmbylljes së procesit do t’i kthehet angazhimeve të saj në Fakultetin Juridik. Konkursi do të hapet të hënën, me datë 24 tetor 2022, dhe shpresojmë të përfundojë me sukses sipas përcaktimit të saktë dhe të qartë të ligjit, Statutit në fuqi dhe parimit të meritës” – thuhet në njoftimin e KD-së.

Këshilli Drejtues i UP-së ka shkarkuar sot Naser Sahitin nga pozita e rektorit të UP-së dhe ka emëruar Luljeta Plakolli-Kasumi u.d. të rektorit.