Reagon vajza e Jakup Krasniqit, i quan "të ndyrë" dhe "tradhtarë" deputetët e PDK-së që votuan Specialen

Vajza e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi, ka reaguar pas bastisjeve që policia e EULEX-it është duke i bërë në shtëpinë e babait të saj.

Përmes një statusi në Facebook, ajo ka publikuar dy fotografi me forcat e policisë speciale para shtëpisë së saj dhe listën e deputetëve të PDK-së që votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale duke i quajtur ‘deputetë të legjislaturës më të dështuar, deputetë të dështuar, të shitur e të ndyrë”

“Ish-bashkëpartiakë te babit, deputetë të legjislaturës më të dështuar, deputetë të dështuar, të shitur e të ndyrë. A po ju pëlqejnë këto pamje, si po ndiheni më këto pamje? Babi sakrifikoi vitet më të bukura të jetës që në dhe fëmijet e juaj të gëzojmë lirinë. Unë jam krenare me babin tim, po fëmijët e juaj? Si ndihen me prindërit e tyre tradhtarë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sot në mëngjes, forcat të shumta policore nga EULEX kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit. duke bllokuar edhe rrugën në të cilën gjendet shtëpia e tij, atje tashmë ka arritur ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica që vie nga partia e Nisma Socilademokrate, parti kjo ku Jakup Krasniqi mbanë postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare (UÇK) – Jakup Krasniqi kishte marrë ftesën nga Gjykata Speciale në shtator të vitit të kaluar.

Historiku i Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale ishte miratuar më 3 gusht të vitit 2015 në Kuvendin e Kosovës, pas kërkesave të shumta nga ndërkombëtarët.

Me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e asaj legjislature i kishin votuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese të cilat i kishin hapur rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Në atë kohë, kryeministër kishte qenë Isa Mustafa, ndërsa zëvendëskryeministër Hashim Thaçi. Ky i fundit kishte qenë shumë i zëshëm në mbështetjen e krijimit të kësaj Gjykate.

Gjykata Speciale për Kosovën në përbërjen e saj do të ketë vetëm prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

Ajo ka filluar punën muajve të fundit, kur ka ftuar disa ish figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje kishte qenë partia e vetme e cila unanimisht kishte votuar kundër krijimit të kësaj Gjykate, ndërsa nga partitë e tjera ka pasur disa figura të pakta që kanë votuar kundër.

Çfarë po kërkon ministri i Qeverisë te shtëpia Jakup Krasniqit e cila po bastiset nga Hetuesit e Speciales