Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Reagon ministrja e Drejtësisë pas vrasjes në Llaushë të Skenderajt

Pas rastit tragjik në Llaushë të Skenderajt ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka pyetur se edhe sa gra duhet të vriten nga bashkëshortët në mënyrë që të ketë veprime dhe reagime të menjëhershme në rastet e dhunës në familje?

“Edhe sa gra duhet të vriten nga bashkëshortët, në mënyrë që të ketë veprime dhe reagime të menjëhershme në rastet e dhunës në familje?” ka shkruar Haxhiu.

Ministrja është shprehur se përgjegjës lidhur më këtë rast janë institucionet.

“Për vrasjen e rëndë në Llaushë të Skenderajt janë përgjegjës institucionet prandaj përveç dënimit maksimal për vrasësin, urgjentisht duhet të ndërmerren masa disiplinore e penale ndaj të gjithë atyre që nuk mbrojtën jetën e të ndjerës” thuhet tutje në reagim.

Ky është postimi i plotë i Ministres së Drejtësisë :

Thellohet skandali i vrasjes në Llaushë, mbrojtësi i viktimave kërkoi pas vrasjes masën mbrojtëse