COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Rastet e fundit me COVID-19 nga 1,891 mostra

Një person ka vdekur si dhe 20 persona kanë rezultuar pozitiv me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 1,891 mostra testuese të marrura në terren.

Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në të dhënat e fundit, tregon se 19 qytetarë janë shëruar nga infeksioni.

Aktualisht në Kosovë janë 165 raste aktive me SARS-CoV-2.

Në total numri i të infektuarve me SARS-CoV-2 në nivel vendi ka arritur në  107 mijë e 693 persona, prej tyre 2 mijë e 254 kanë vdekur si dhe 105 mijë e 274 qytetarë të tjerë janë shëruar.

Në njoftim po ashtu thuhet se 3 mijë e 669 qytetarë janë vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa në total në Kosovë janë vaksinuar 144 mijë e 685 qytetarë, e me dozën e dytë janë vaksinuar 22 mijë e 906 persona.