Ilustrim

Raportohet për një person të zhdukur në Prishtinë

Një grua nga Prishtina ka raportuar në Policinë e Kosovës mbrëmë për një person të zhdukur.

Sipas raportin 24-orësh policor, ankuesja ka thënë se viktima, burrë, më 12 mars të këtij viti është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Tutje në raport është thënë se njësitet e nevojshme policor janë duke e hetuar rasti në fjalë.