Raportohet për një mjet të pashpërthyer në Mitrovicë

Një mjet i pashpërthyer është raportuar të jetë gjetur në rrugën ’Sami Gashi’ në Mitrovicë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Zahiti tha se njësitet përkatëse policore janë duke e trajtuar rastin rastin.

“Në orët e mbrëmjes është raportuar se në rrugën “Sami Gashi” në Mitrovicë, është hasur në një mjet të pashpërthyer, me rastin po merren njësitet përkatëse policore”, tha ai.