Raportohet një rast i falsifikimit të parasë në Gjilan

Një person ka raportuar në Polici se ka hasur në tri kartëmonedha 100 euroshe që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më 28.05.2024 në Gjilan.

Lidhur me këtë është njoftuar prokurori dhe siç njofton Policia, rasti është nën hetime.

Më 28.05.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë hasur 3×100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.