Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Raportohet një person i zhdukur në Pejë

Një person nga Peja është raportuar si i zhdukur në Policinë e Kosovës.

Rasti është raportuar në rrugën “Vëllezërit Tabaku”, të mërkurën rreth orës 12:00.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij, viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe se nuk di për vendndodhjen e tij.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar.