Ilustrim

Raportohet e zhdukur një grua në Gjilan

Një grua është raportuar si e zhdukur në Gjilan.

Sipas personit që e ka raportuar rastin në Polici, viktima ka dalë nga shtëpia më 10.06.2024.

Ndërkaq rasti është raportuar me 13.06.2024.

“Më 13.06.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.