Bashkim Ramosaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ramosaj: Nuk po respektohen normat e ndërtimit të hidrocentraleve

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve ka thënë se normat për ndërtimin e hidrocentraleve nuk janë respektuar në rastin e hidrocentraleve të ndërtuara nga kompania KelKos.

Ndërsa më tej ai ka shtuar se e gjithë infrastruktura rrugore përgjatë vendeve ku janë ndërtuar hidrocentralet i përket Ministrisë së Infrastrukturës.

“Ka qenë pothuajse inkompetente raporti mes nesh dhe kompanisë Kelkos. Kur hidrocentralet ndërtohen së paku normat dhe rregullat duhet të respektohen dhe nuk janë respektuar në këtë rast. Përgjatë segmentit rrugor nuk e ka asnjë pronë që është komunale. Kjo rrugë ku është ushtru veprimtaria është pronë e Ministrisë se Infrastrukturës ndërsa pellgjet janë pronë e Ministrisë së Ambientit. Komuna nuk ka instrumente ligjore apo administrativ në dorën e saj që mund t’i përdorë në këtë rast”, ka thënë ai.

Sot në këtë komision kanë raportuar edhe Muhamet Malësiun, drejtor i Departamentit të Mjedisit dhe Ujërave dhe Gani Berishën, drejtor i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

Në komisionin hetimor për hidrocentrale raportojnë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit