Në komisionin hetimor për hidrocentrale raportojnë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit
Mbledhja e Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve sot është duke intervistuar Muhamet Malësiun, drejtor i Departamentit të Mjedisit dhe Ujërave dhe Gani Berishën, drejtor i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.
Gani Berishën, drejtor i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit thënë komision se uji në Deçan mund të rrezikohet nëse kompania nuk i respekton dokumentet mbi të cilat edhe është pajisur me lejet konkrete.
Por, sipas Berishës, nëse investitori, leja ujore mund t’i tërhiqet nëse ai i tejkalon limitet e marrjes së ujit.
“Nëse lihet në vullnetin e lirë të investitorëve sigurisht që mund të rrezikohet sepse ai ka me u mundu me shfrytëzu maksimalisht, por nëse bazohet në dokumente se çfarë i kemi shkruar normalisht se nuk mund të rrezikohet sepse përdorja e ujit është për hidrocentrale vetëm kur është në tepricë. Ai mund ta shfrytëzojë por mund të ndodhë një herë ose dy por më pas mund t’i tërhiqet e gjithë leja ujore”, tha Berisha në mbledhje të komisionit.
Muhamet Malësiun, drejtor i Departamentit të Mjedisit dhe Ujërave tha në komision se Ligji për Mbrojtjen e Parqeve Kombëtare ka hyrë në fuqi më vonë sesa pëlqimet mjedisore që i janë dhënë kompanisë KelKos dhe si rrjedhojë Ministria dhe as ligjet nuk e parashohin implementimin e tij retroaktivisht.
“Sa i përket Ligjit të parqeve, atëherë kur janë lëshuar pëlqimet mjedisore nuk ka qenë në fuqi Ligji për Parqet dhe ne nuk mund të veprojmë retroaktivisht, sepse jemi konsultuar edhe me juristë dhe ata na kanë thanë që nuk mund t’i tërheqim lejet tash për kohën që kur i kanë marrë në mënyrë retroaktive”, ka thënë Malësiu.
Dorëzohet padi ndaj Ministrisë dhe ZRRE-së për lejet e Hidrocentraleve në Grykën e Deçanit
S’mbahet mbledhja e komisionit për hidrocentrale për mungesë të kuorumit