Ramiz Kelmendi - Foto: Atdhe Mulla

Ramiz Kelmendi i përgjigjet Albin Kurtit

Ish-anëtari i LDK-së, Ramiz Kelmendi, që së fundi iu bashkua PDK-së së Kadri Veselit, i ka reaguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi ky i fundit sot ka takuar Amar Pushkën, ish-punëtor i qendrës tregtare ETC, pronar i të cilës është Kelmendi.

Në mediet vendore është raportuar se aktivisti i VV-së, Amir Pushka është detyruar ta lërë punën në këtë qendër tregtare për shkak të presionit lidhur me zgjedhjet e 6 tetorit.

Lideri i VV-së përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka thënë se me qeverisjen e  tij, shkeljes së të drejtave të punëtorëve nga punëdhënësit shpejt do t’i vijë fundi.

Kurse, Kelmendi përmes një postimi në Facebook, deklarimet e kurtit i ka quajtur linqim politik ndaj tij, kompanisë dhe kolegëve të tij.

“Unë Ramiz Kelmendi pronar i Grupit ELKOS nga Peja, deputet në tre legjislatura të Parlamentit të Republikës së Kosovës, zv/Kryeministër për Çështje Ekonomike në Qeverinë Mustafa dhe ndërmarrës, shprehë shqetësimin e thellë për thirrjet e Albinin Kurtit për Linçim politik ndaj meje, kompanisë time dhe tërthorazi edhe kolegët tjerë biznesmen të suksesshëm, duke tentuar për frikësim, detyrim dhe nënshtrim për të mbështetur personin dhe mendësinë Albin Kurti!”, ka shkruar ai.

Sipas Kelmendit, paraqitja në Istagram e Kurtit, “se pronari i ETC-së (ka zgjedhur të mbështesë regjimin e vjetër), thërret militantët personal të tij për aktivitete, veprime dhe metoda të ulëta!”.

Ky është reagimi i plotë i Ramiz Kelmendit:

ALBIN KURTI, PUSHKA TOP

Reagim ndaj fillimit të Shantazhit të paralajmëruar në të gjitha fushatat zgjedhore nga Kurti mbi Kompanitë dhe bizneset private të Republikës së Kosovës

Të nderuar Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Unë Ramiz Kelmendi pronar i Grupit ELKOS nga Peja, deputet në tre legjislatura të Parlamentit të Republikës së Kosovës, zv/Kryeministër për Çështje Ekonomike në Qeverinë Mustafa dhe ndërmarrës, shprehë shqetësimin e thellë për thirrjet e Albinin Kurtit për Linçim politik ndaj meje, kompanisë time dhe tërthorazi edhe kolegët tjerë biznesmen të suksesshëm, duke tentuar për frikësim, detyrim dhe nënshtrim për të mbështetur personin dhe mendësinë Albin Kurti!

Më duhet të sqaroi se kompania Elkos ka përvojë 30 vjeçare në operim dhe atë nga viti 1990, kur regjimi serbë më shkarkoi nga detyra e Drejtorit të Ndërmarrjes Shoqërore.

I persekutuar në vazhdimësi ashtu siç ishte edhe Albini nga i njëjti regjim serb, ja kam dalur që të triumfoi duke përballuar çdo torturë e propagandë ndaj personit tim. E kam luftuar atë regjim dhe nuk jamë nënshtruar asnjëherë. Veperimtaria ime sot është storie suksesi për Kosovën.

Andaj, paraqitja në Istagram e Albin Kurtit, se pronari i ETC-së (ka zgjedhur të mbështesë regjimin e vjetër), thërret militantët personal të tij për aktivitete, veprime dhe metoda të ulëta!

Albin, në Kosovë nuk ka regjime dhe nuk do ketë regjime. HARROJE!

Ka kushtetutë dhe ligje, sikur për mua dhe për ty, e në bazë të të cilave, bash kush – kë do – mbështet! Ti, unë, tjetri e tjetri e posaçërisht punonjësi të cilin e keni nënvizuar, për të cilën kam dhimbje dhe drojë se ka rënë nën ndikimin e shkollave tuaja përpunuese. E din ti Albin për çfarë po flas!

Albin Kurti, si i nominuar për Kryeministër dhe si më i votuari nga kandidaturat, Kushtetuta dhe ligji të obligon që të jesh i të gjithëve, andaj fillo mendo ndryshe. E di se e ke vështirë, të kuptojë.

Albin, kështu, pikërisht me këto metoda më akuzove edhe në rastin e taksës 100%, të cilën unë dhe kompania ime me përpikëri dhe nderë e respektuam dhe po vazhdojmë ta respektojmë si vendim shtetëror dhe tani si duket … ka ardhur koha ta heqësh vet. Unë nuk të kam faj për këtë, andaj mos u mundo të krijosh lajmin diku tjetër, sa për ta mbuluar dhe mbytur lajmin e madh që të pret në këtë drejtim!

Albin, nëse të lejon ish-shefi im z.Isa Mustafa, ti do jesh kryeministër, por asesi dhe kurrë nga një pozicion i tillë, nuk do të mund të jesh arbitër, gjykatës dhe prokuror! HARROJE! Ide të till aka ikur në shekullin e kaluar Albin.

Me këtë rast, ftojë publikisht organet e rendit dhe drejtësisë dhe Avokatin e Popullit që të veprojnë në hetimin dhe qëllimet e errëta të këtij rasti, në funksion të zbardhjes së të vërtetës.

Me respekt;

Ramiz Kelmendi