Ramadani: Do të testohen deputetët dhe gjithë qytetarët me shenja të COVID-19

Naser Ramadani, Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, tha se të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë të testohen, do të testohen.

Kjo përgjigje erdhi pas pyetjes së gazetarëve se a do të testohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, pasi njëri prej tyre ka dalë pozitiv me COVID-19 si dhe sekretari i Kuvendit.

“Sa i përket çështjes së testimit në bazë të situatës epidemiologjike janë të garantuara për çdo qytetar që ka indikacione epidemiologjike ku përfshihen edhe institucionet e larta shtetërore në këtë rast edhe Kuvedni i Kosovës. Kur një person rezulton pozitiv instituti gjurmon rastet e kontaktit dhe ata me shenja në radhën e parë në mënyrë emergjente testohen”, tha ai duke thënë se të gjithë qytetarët sipas nevojës do të testohen.