Angela Merkel dhe Edi Rama, Foto: ABC News

Rama: Synojmë që në Ballkanin e Hapur t’i përfshijmë 6 shtetet

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencën e përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel ka folur edhe për idenë e “Ballkanit të Hapur”.

Rama thotë se në këtë nismë po tentojnë t’i përfshijë 6 shtet e Ballkanit Perëndimor, që sipas tij është rezultat i procesit të Berlinit.

“Sigurisht që procesi i Berlinit ka nevojë për kohën e vet. Edhe Ballkani i Hapur që sot e kemi si  një nismë të 3 vendeve, që synojnë të përfshijnë të 6 vendet është rezultat i procesit të Berlinit. Sepse ky proces na ka lënë të kuptojmë se nga bashkëpunimi nga komunikimi ne mund të ndërtojmë t ardhmet e përbashkët”, tha Rama në mes tjerash.

“Konfliktet e trashëguar me vite e vite, në atmosferën e krijuar nga procesi i Berlinit, kanë më shumë mundësi zgjidhje”, shtoi ai.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar sot Shqipërinë, kur përveç kryeministrit Edi Rama ka takuar edhe liderët e Ballkanit Perëndimor.