Rama: Shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar dëme në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre ose në zona të sigurta nëse janë jashtë, pas shiut të rrëmbyeshëm që sipas tij ka shkaktuar dëme në kryeqytet.

Rama ka thënë se ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca si dhe zjarrfikësit janë në terren duke punuar pa ndërprerje për të sanuar gjendjen.

Kryetari shkroi në Facebook se për çdo problem, qytetarët mund të telefonojnë në numrat kujdestarë, pa pagesë, 080012233 dhe 080012244.

Reshje të shiut pati në mesditën e sotme, më 24.06.2024, është në qytete tjera në Kosovë.

Madje, në disa vende, si në Obiliq e Fushë Kosovë pati edhe breshër.

KALLXO.com raportoi për gjendjen me vërshimet në Prishtinë: