Rama publikon pamje të plazhit Tushemisht në liqenin e Pogradecit – VIDEO

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje të plazhit Tushemisht në liqenin e Pogradecit.

Kryeministri shqiptar ka shkruar se plazhi është i gatshëm për sezonin veror.

“Mirëmëngjes dhe me plazhin ranor në Tushemisht të Pogradecit, ku gjithçka është gati për këtë sezon veror për të mirëpritur edhe më shumë turistë buzë liqenit”- thuhet në postimin e tij në Facebook.