Rakiq fton qytetarët të votojnë dhe të respektojnë masat kundër coronavirusit

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pasi e ka përfunduar votimin ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.

“Dilni e shfrytëzone të drejtën tuaj dhe respektoni masat”, tha Rakiq.

Kallxo.com ka raportuar se qytetarët në Mitrovicën Veriore janë grumbulluar në sheshin “Car Llazari” për të votuar.

Qytetarët së bashku me krerët e subjektit politik janë nisur për të votuar në Shkollën Teknike.

Qytetarët në Mitrovicën e Veriut grumbullohen në sheshin Car Llazari