Derrat në Serbi preken nga sëmundja e rrezikshme

Informacionet se sëmundja e murtajës afrikane është shprëndarë tek derrat në Serbi e kanë shtyrë qeverinë e Maqedonisë së Veriut të ndaloj importin e këtij produktim

Pasi u konfirmua edhe zyrtarisht se në rajonet e Beogradit dhe Smederevës në Serbi, është regjistruar murtaja afrikane e derrave, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari vendosi ta ndalojë importin e derrave të egër, farave dhe embrioneve të derrave në vendin tonë, me qëllim që të parandalohet transmetimi i kësaj sëmundjeje edhe në Maqedoni. Ndalesa vlen për importin e mishit të derri dhe produkteve që përmbajnë ekstrakte të këtij lloji të mishit./TV21