Qeverisja e Shpend Ahmetit lë pa mirëmbajtje zona të Prishtinës

Prishtina si kryeqytet i Kosovës është shumë i frekuentuar në të gjitha pjesët e qytetit.

Shumë qytetarë vijnë për arsye të ndryshme në Prishtinë dhe zbresin në stacionin qendror të autobusëve,  për të vazhduar rrugëtimin  në destinacionin e tyre.

Pjesa nga Stacioni i Autobusëve drejt qendrës së qytetit kalohet me vështirësi.

Kjo për shkak se pjesa e rrugës për të hyrë në lagjen Dardania është e dëmtuar dhe e shkatërruar.

Kjo copëz e rrugës është e vështirë për t’u kaluar, sidomos nga nënat me fëmijë, të moshuarit e personat me nevoja të veçanta.

Rruga është në këtë gjendje prej shumë vitesh dhe kalimi nëpër të do të vështirësohet edhe më shumë tash kur jemi në vjeshtë e sidomos gjatë dimrit.

shkallet
shkallet

KALLXO.com ka kontaktuar Komunën e Prishtinës për këtë çështje dhe  zëdhënesja e Komunës Miranda Mullafazliu ka thënë që kontrata e cila parasheh rregullimin e këtyre shkallëve por edhe të trotuareve, rrugëve nuk është nënshkruar ende sepse nuk janë përmbushur ende afatet ligjore.

‘’ Tenderi për “Sanimin dhe rekonstruimin e trouarëve, platove, rrugëve dhe parkingjeve” është në procedure të prokurimit dhe kontrata do të nënshruhet porsa të përmbushen të gjitha afatet ligjore. Rregullimi i shkallëve pranë Stacionit të Autobuseve përfshihet në këtë kontratë ‘’ ka thënë ajo.