Qeveria vendosi për shpronësimin e disa pronave

Në mbledhjen e 29-të me radhë të Qeverisë së Kosovës, janë votuar 4 vendime të ndryshme për shpronësime të pronave të paluejtshme.

Zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj  për pikën e shpronësimit të pronës së paluejtshme që preket nga ndërtimi i shiritit për rreshtim përgjatë rrugës së Ambasadës Amerikane ka thënë se debatet publike të cilat kanë qenë të planikuara për shkak të pandemisë nuk janë zhvilluar.

“Propozim-vendimi për ligjshmërnë e procesit të shpronësimit të  pronës së paluajtshme që preket nga ndërtimi shiritit për rreshtim në hyrje të ambasadës Amerikane, ju e dini rrugën Prishtinë-Mitrovicë në 4 propozime nuk kanë arritur që të mbahen tubimet publike si shkak i pandemisë por janë zbatu procedurat, pronarëve u janë dorëzuar materialet dhe u është dhënë afati prej 10 ditësh që të paraqesin vërejtjet e tyre. Dhe më këtë janë plotësuar kushtet ligjore për miratimin e tyre”, ka thënë Nitaj.

Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje të qeverisë është miratuar edhe procesi i shpronësimit të parcelave që preken nga restaurimi i objektit të Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skenderaj si dhe atyre që preken nga ndërtimi i poligonit të përgjithshëm për nevoja të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gjakovë.

“Propozoj propozim-vendimin për miratimin e vendimit për ligjshmërine e procesit të shpronësimit të tokave të pronarëve të cilat preken nga restaurimi dhe konzervimi i objektit të Shtabit të UÇK-së në Skenderaj si dhe pikën tjetër për pronat që preken nga vendimi i ndërtimit të poligonit të përgjithshëm për nevojat e FSK-së në disa fshatra të Gjakovës”, tha tutje ai.

Zëvendesministri i Financave gjithashtu propozoi edhe shpronësimin e tokave dhe objekteve që janë në pronësi së Agjensisë Kosovare për Privatizim.

“Shpronësimi i objekteve që menaxhohen nga AKP të cilat preken nga realizimi i projekteve që do të shërbjenë për amfiteatër në fshatin Mushtisht, çerdheve dhe këndit për të moshuar si dhe pika e fundit shpronësimi i pronave me interes publik që preken nga sheshi i qytetit në Obiliq”, përfundoj Nitaj.