Ilustrim

Qeveria ka paralajmëruar për sot masat e reja anti-COVID

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ditë më pare, se nga sot do të sjellë masa të reja anti-COVID19. Për këtë çështje gjatë ditës pritet që krerët e komunave të takohen me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Në këtë takim, është e pritshme që të paraqiten kërkesat e kryetarëve zbutjen e masave anti-COVID, përkatësisht largimin e kufizimit të lëvizjes pas orës 22:30 dhe masat tjera që janë vendosur kohë më parë. Dje gastronomët e Kosovës, kanë protestuar duke kërkuar nga qeveria eliminimin e barrierave të vënë si rrjedhojë e pandemisë. Kosova, tash e disa ditë ka shënuar rënie të ndjeshme të rasteve të reja të prekura me COVID.