Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qeveria: Informacionet për dorëheqjen e kryeministrit, të pavërteta

Lajmi që qarkulloi mbrëmë se kryeministri Avdullah Hoti ka menduar të ofroj dorëheqje janë demantuar sot përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Në komunikatë thuhet se kryeministri Hoti ka kërkuar nga partitë parlamentare që të gjejnë zgjidhje për çështjen e presidentit ose të dakordohen për zgjedhje, por nuk është përmendur dorëheqja.

“Duke ju referuar zhvillimeve të fundit pas veprimeve të Dhomave të Specializuara dhe dorëheqjes së ish Presidentit Thaçi, Kryeministrit Hoti, e ka bërë të qartë qëndrimin se partitë parlamentare i kanë dy opsione,  të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Por, asnjëherë në asnjë kontekst nuk e ka përmendur dorëheqjen si opsion”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Në rast se Kuvendi i Kosovës nuk e zgjedhë presidentin e ri brenda periudhës 6 mujore prej dorëheqjes së Hashim Thaçit, sipas Kushtetutës, Kuvendi shpërndahet dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri Hoti ka deklaruar ditëve të kaluara se brenda javësh do të ulen partitë politike për të diskutuar për çështjen e presidentit