Kabineti i Qeverisë së re të Kosovës - Foto: Albin Kurti/ Facebook

Qeveria i ndanë 400 mijë euro për coronavirusin

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot shumën prej 400 mijë eurosh për furnizim me mjete mbrojtëse për coronavirusin.

Besnik Bislimi, ministër i Financave dhe Transfereve tha se këtë kërkesë e ka bërë Ministria e Shëndetësisë.

“MSH ka kërkuar 400 mijë euro për furnizim me mjete mbrojtëse për punonjësit shëndetësor për t’u përgatitur për situatën e mundshme me coronavirusin”, tha Bislimi në mbledhjen e Qeverisë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot ka dalur edhe para deputetëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, ku ka folur për masat e marra lidhur me këtë virus, të cilat sipas tij janë në pajtim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Ministri i raporton deputetëve masat e marra për coronavirusin

Deri më tani rreth 5 persona janë testuar për këtë virus në këtë Kosovë dhe të gjithë kanë pasur rezultate negative.

Raste më këtë virus tashmë janë shfaqur në vendet e Ballkanit si Kroacia dhe Maqedonia Veriore.

LIVE – Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

LIVE – Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 28 février 2020

.