Ilustrim

Qarkulloi një video e u panë duke shtënë me armë zjarri, policia arreston një burrë e dy gra

Tre persona janë arrestuar në rrugën “Mark Malota” në Gjakovë ndërsa policia ka njoftuar se rasti ishte në hetim që nga 01.01.2024.

Për përdorim të armës, dhe armëmbajtjes pa leje, policia kishte nisur një hetim për të identifikuar disa persona që shiheshin në një video- incizim që ka qarkulluar në rrjete sociale.

Personat në video- incizim shiheshin duke shtënë me armë zjarri. Hetimet disa mujore kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre personave, një burrë dhe dy gra.

Në lidhje me këtë rast, policia në konsultim edhe me prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë edhe një bastisje në shtëpinë e të dyshuarve.

Aty është gjetur edhe një armë dhe një karikator me 17 fishekë.

Të tre të dyshuarit janë arrestuar ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Me vendim të këtij të fundit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.