Punime në rrjet, KEDS tregon për vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të rrymës

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)  njofton se nesër do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve të Kosovës:

Prizren

1.

NS 110/10  kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV  Rruga e Reçanit (kodi: 32000005)  nga ora 11:00 deri në ora  14:00

Vendet: Pjesët periferike të Therandës (rr.Reçani); Banesat e Benafit, Banesat e Inxhinieringut, Banesat te Viva, lagjja Hoxha I dhe II.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm, eliminimi i rrezikut.

Punime në projekte investive

Mitrovicë

1.

NS 110/10  kV Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Likovci  (Kodi: 74000001) prej orës 09:00-09:45 dhe 16:15-17:00

Vendet: Fshatrat: Arbëri e Epërme, Arbëri e Poshtme, Likovcë, Makërmal, Morinë, Plluzhinë, Pozhullë, Murg, Obri e Ulët, Obri e Epërme, Rrezallë, Shtuticë, Ticë, Tushil dhe një pjesë e Skenderajt.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

2.

NS 110/10  kV Skenderaj do të ndërprehen:

TS 10/0.4 kV Rezalle e re   (Kodi: 74000001016) prej orës 09:00-17:00

TS 10/0.4 kV Tushille    (Kodi: 74000001017) prej orës 09:00-17:00

TS 10/0.4 kV IPKO    (Kodi: 74000001053) prej orës 09:00-17:00

TS 10/0.4 kV Tushille I ri   (Kodi: 74000001055) prej orës 09:00-17:00

Vendet: Rezall e re, Tushille dhe Ipko.

Arsyeja: Demontimi i përçuesit të vjetër, demontimi i konzollave dhe izolatorëve të vjetër, shtrirja e përçuesit te ri, montimi i konzollave të reja, montimi i izolatorëve të rinj, si dhe energjizimi në rrjet të ri në këtë pjesë.

Prishtinë

1.

NS 220/10  kV Drenas  do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Drenasi 1  (Kodi: 16100001) prej orës 09:00-09:30

Vendet: Te Soliterat, Posta, Te Shtëpia e Shëndetit, Muratori 2000, Kullla com, Shtëpiza 2 (Rukolli).

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e  tensionit të mesëm.

2.

NS 220/10  kV Drenas  do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Drenasi 2  (Kodi: 16100002) prej orës 13:00-17:00

Vendet: Drenas (një pjesë), Lagjja e Feroniklit dhe Çikatovë e Vjetër (TS Morinët).

Arsyeja: Për realizimin e lidhjes unazore të projektit Drenasi 1,2,3.

3.

NS 220/10  kV Drenas  do të ndërprehet:

TS 10/0.4 kV Afrim Osmani “Elkom”  (Kodi: 16100001267) prej orës 09:00-17:00

Vendet: rr.Fehmi  e Xhevë Lladrovci.

Arsyeja: Realizimi i lidhjes unazore të projektit Drenasi 1,2,3.

Punime nga palët e treta

Prizren

1.

Nga NS 110/10 kV Theranda  do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Shiroka   ( kodi: 32000019) prej ores 09:00-11:00.

Vendet: Fshati Shirokë dhe një pjesë e rrugës 560 Brigada 123.

Arsyeja: Kyçja e trafostacionit të ri , sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Ferizaj

1.

Nga NS 35/10 kV Ferizaj 3  do të ndërprehet:

TS 10/0.4 kV kV SELA IMPEKS   ( kodi: 40042007199) prej orës 10:00-12:00.

TS 10/0.4 kV kV TS DD Plast Nehat Avdyli  ( kodi: 40042007229) prej orës 10:00-12:00.

TS 10/0.4 kV kV TA Nikadin  ( kodi: 40042007116) prej orës 10:00-12:00.

TS 10/0.4 kV kV TS Nikadin (Mulla Islamet) ( kodi: 40042007119) prej oëes 10:00-12:00.

TS 10/0.4 kV kV TS Ahikosi ( kodi: 40042007118) prej ores 10:00-12:00.

Vendet: rr. Nr 112( një pjesë), Nikadini, Ahikosi dhe DD Plast.

Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 20kV, sipas zgjidhjes teknike.

2.

NS 35/10(20)  kV Magure  do të ndërprehen:

TS 10/0.4 kV Magure IV(te Mullirri)   (Kodi: 41048002049) prej orës 09:00-16:00

Vendet: Një pjesë e Magures dhe rr. R208 (një pjesë).

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen në bazë të PEE dhe Projektit të aprovuar (punët kryhen në tension të ulët).