Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër (3 janar) do të kryhen punime në projekte investive dhe punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime nga pala e tretë

1.

NS 110/10(20)[kV] Prishtina 2

Nga Dalja 20[kV] Dalja nr.6 (Pr2-Pr7) do të ndërprehet

NS 20/0.4 [kV] Sh.p.k.”Iliria Building” (Kodi: 11000077219)  prej orës 09:00 deri 15:00

Vendet: Një pjesë e rr. Gazmend Zajmi.

Arsyeja: Për realizimin e kyçjes 0.4 [kV], sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10 [kV]  Peja 2 do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Zahaqi  (kodi: 51000010) prej orës 08:30 deri në ora 10:30

Vendet: fshatrat: Bllagaj, Llabjan, Pavlan, Qyshk dhe Zahaq.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, montim-demontimi i rrjetit të tensionit të mesëm.