Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Punëtori i pompës së benzinës dyshohet se vodhi 'pazarin'

Një person është arrestuar nga Policia, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur dy mijë euro në pompën e derivateve. I njëjti raportohet se është punëtor  i pikës së karburanteve.

Siç njofton Policia, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar punëtor i pompës se derivateve pasi që i njëjti dyshohet se ka vjedhur 2000 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.