PSD zgjedh kryesinë e re

Partia Socialdemokrate ka zgjedhur gjatë ditës së sotme kryesinë e re të partisë.

Përmes një njoftimi është bërë e ditur se kryesia e re është zgjedhur gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues të mbajtur sot.

“Sot, Partia Socialdemokrate mbajti mbledhjen e Këshillit Drejtues me ç’rast u votuan dy nënkryetarët, sekretarja e përgjithshme dhe anëtarët e tjerë të kryesisë, e cila ka 21 anëtarë dhe përfaqësim të barabartë gjinor 50/50”, thuhet në njoftim.

PSD ka njoftuar se Qëndron Kastrati dhe Zgjim Hyseni janë zgjedhur dy nënkryetarët e rinj, kurse Teutë Rrusta është zgjedhur si sekretare e përgjithshme e PSD-së.

PSD ka bërë të ditur se anëtar të tjerë të kësaj partie janë zgjedhur: Adea Batusha, Adem Megjuani, Albulenë Smaka, Blinera Sheholli-Dudi, Dren Kukaj, Drilon Pireva, Driton Çaushi, Eleonora Çeku, Faton Topalli, Frashër Krasniqi, Kaqusha Jashari, Natyra Kuçi, Nol Nushi, Shpresa Sejdiu, Shqipe Kastrati, Shyqiri Bytyqi, dhe Visare Gorani.

Kjo parto ka njoftuar se gjatë kësaj mbledhje është mbajtur edhe diskutim rreth orientimit të subjektit të ri.

“U dakorduam që në mbledhjen e rradhës që do të mbahet në gjysmën e dytë të janarit të miratohet dokumenti që qartëson rrugën përpara”, thuhet në njoftim.

Me 15 dhjetor, PSD ka mbajtur zgjedhjet e brendshme për strukturat e reja të partisë, ku kryetari i ri i partisë u zgjodh Dardan Molliqaj.

Zgjedhja e Dardan Molliqajt në krye të PSD-së, erdhi pasi Shpend Ahmeti  dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Shpend Ahmeti jep dorëheqje nga kryetari i PSD-së

Shpend Ahmeti jep dorëheqje nga kryetari i PSD-së