PSD vazhdon me mbledhjen e nënshkrimeve për faljen e gjobave të pandemisë

Partia Socialdemokrate ka vazhduar aksionin për mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin qytetar për faljen e gjobave të pandemisë.

Mbledhja e këtyre nënshkrimeve është duke u bërë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ky aksion ka filluar nga data 21 maj ku brenda ditës ishin mbledhur mbi 1,000 nënshkrime.

Partia Socialdemokrate ka qëllim të mbledhë 10 mijë nënshkrime të tilla.

Ligji për pandeminë Covid-19 ka hyrë në fuqi më 26 gusht të viti të kaluar e që nga ajo kohë Policia ka shqiptuar një numër të madh të gjobave për qytetarët që nuk kanë respektuar masat anti-Covid.

Dënimet për qytetarë bazuar në Ligjin për Pandeminë nisin nga 35 euro e deri në 2 mijë euro.