PSD: Ligji për inspektime krijon polici politike

Partia Social Demokrate (PSD) ka thënë se Ligji për inspektime krijon një polici politike se me një organ administrativ.

Në këtë konferencë, ish-kryetari i Komunës së Kamenicës dhe nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati, ka kërkuar që të miratohet ky projektligj në mënyrë që të vendoset kontroll dhe mbikëqyrje.

“Me këtë ligji Qeveria dëshiron me vendos një kontroll dhe mbikëqyrje”, ka thënë Kastrati.

Sipas anëtarit të PSD-së, Dren Kukaj, projektligji parashikon krijimin e nëntë inspektorateve dhe një Zyre të Kryeinspektorit.

“Projektligji për Inspektim Administrativ nënkupton kontrollin e zbatimit dhe kërkesave ligjore. Aktualisht zyrtarët publik puna e tyre vlerësohet sipas eprorëve dhe në rast se ka dyshime për keqpërdorime zyrtare mund të ndiqet me ligj. Ky mekanizëm mund të shërbej si mekanizëm efikas për aparatin shtetërorë”, ka thënë Kukaj.

Në dhjetor të vititi të kaluar Kuvendi i Kosovës kishte votuar projektligjin për Inspektime, me të cilin synohet reforma në inspektime.

Ky projektligj pëmban 29 amadamente.

Jeta Statovci nga Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti hta se hartimi i një ligji unik për inspektime është praktikë e zakonshme në shumë shtete të ndryshme si pikë fillestare për përmirësimin e sistemit të inspektimeve.

“Qëllimi është të përcaktoj parimet e inspektimit, rregullat për organizimin e organeve inspektuese në kompetencë të administratës shtetërore dhe komunave si dhe rregullat për koordinimin e veprimtarive të inspektimit dhe procedurën e inspektimit”, kishte thënë Statovci.