Prokuroria e Prishtinës fillon hetimet ndaj ambasadorit Berishaj

Prokuroria e Prishtinës ka filluar hetimet për mosraportim të pasurisë ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë së Prishtinës.

“Mund të konfirmoj që kanë filluar hetimet për mosraportim të pasurisë për vepra të cilat janë të paraparë në nenin 430 të kodit penal”, ka thënë shkurt ajo.

Në gusht, Agjencia Kundër Korrupsion ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është diskutuar në mediat sllovene nën dyshimin se ka transferuar një shumë të parave tek një kompani private në Mal të Zi.

Sipas mediumit slloven, kompania private është në pronësi të Martin Berishajt. Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar akuzat për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, ku mediat sllovene raportuan se ai i ka ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi tek politikani slloven.

Zyra e Presidentes së Kosovës kishte njoftuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, një raport me shkrim për artikullin e publikuar në një media në Slloveni.

Martin Berishaj është emëruar ambasador i Kosovës në Kroaci në vitin 2021.

Pasuria e ambasadorit Martin Berishaj, nuk figurojnë 600 mijë eurot që pretendohet t`i ketë marrë nga GEN-i

Antikorrupsioni dorëzon kallëzim penal ndaj ambasadorit Martin Berishaj