Prokuroria e Gjakovës jep detaje lidhur me dyshimet se u dhunua një burrë

Prokuroria Themelore e Gjakovës, është deklaruar në lidhje me dyshimet se është dhunuar një burrë nga Gjakova, i cili dyshohet se ka çrregullime mendore.

Sipas Prokurorisë, personi që dyshohet se ka kryer këtë vepër gjendet ende në arrati.

Kështu ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Yllka Shehu.

“Personi i dyshuar gjendet në arrati dhe është në kërkim policor”, ka thënë ajo.

Tutje e njëjta ka treguar se Prokurori i Shtetit ka bërë kërkesë për ekzaminim gjinekologjik dhe psikiatrik për të dëmtuarin.

Në njoftimin e Policisë ishte thënë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00 dhe se i dëmtuari është dërguar për tretman mjekësor.

Gjakovë, dyshime për dhunim të një personi me çrregullime mendore