Programi i aktiviteteve për manifestimin e Epopesë së UÇK-së

Me rastin e manifestimit të 24 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), do të organizohen aktivitete të ndryshme më 5, 6 dhe 7 mars.

Programi i aktiviteteve do të jetë i organizuar nga Qeveria e Kosovës. Programin e ka bërë të ditur përmes Facebook, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Në kuadër të aktiviteteve do të ketë turnire të ndryshme sporti, homazhe dhe ekspozita.

“Duke kujtuar dhe nderuar të kaluarën tonë të lavdishme, jetojmë me dinjitet dhe krenari të tashmen dhe ndërtojmë dhe forcojmë për pasardhësit tanë të ardhmen e sigurt. Kurrë mos të harrojmë se rrënjët dhe bazamenti i lirisë dhe pavarësisë sonë janë në gjakun e Jasharajve dhe gjithë të rënëve për Lirinë e Kombit dhe Atdheut tonë. Andaj, ejani të gjithë së bashku, të kujtojmë, nderojmë, e festojmë me dinjitet, më 5, 6 dhe 7 mars 2022, Epopenë e Lavdishme të Prekazit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më në krye Komandanti Legjendar Adem Jashari!”, ka shkruar Mehaj.

PROGRAMI

5 Mars

– Aktivitete me nxënës në shkollat e Republikës së Kosovës;

– Aktivitete në rrjete sociale të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës;

– Seanca Solemne nëpër të gjitha Kuvendet Komunale;

09:00 Seanca Solemne e Kuvendit e Republikës së Kosovës;

11:00 Rreshtimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës- Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë;

12:00 – 15:00 Ditë e hapur për qytetarët e Republikës së Kosovës Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë;

6 Mars

09:00 Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”-Prekaz;

12:00 Homazhe në të gjitha komplekset memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së;

11:00 – 17:00 Instalacion me fotografi dhe video – Historia e 5, 6 dhe 7 Marsit Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë;

17:00 Akademi Përkujtimore, Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë;

7 Mars

– Ora e parë mësimore do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së;

18:00 Manifestimi Nata e Zjarreve, koncert në sheshin Adem Jashari, Skenderaj;

18:00 Ndezja e flakadanëve në 7 Zonat Operative të UÇK-së dhe Kazermën “Adem Jashari”.

Themelohet Këshilli Organizativ për manifestimin e Epopesë së UÇK-së